Flash News

KRYESORE

Qeveria është e vendosur/ Balla: Ja si do procedohet për shkarkimin e Metës

Qeveria është e vendosur/ Balla: Ja si do procedohet për

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dalë në një deklaratë për mediat ku tha se procedurat për shkarkimin e presidentit po vijojnë normalisht.

Balla tha se jemi në fazën kur është shqyrtuar lista me 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Metës.

“Raporti i Komisionit të Ligjeve i shkon seancës plenare, ku më pas merret në diskutim. Nëse raporti miratohet procedura vijon më tej dhe me miratimin e raportit ngrihet komisioni hetimor, i cili paraqet raportin përfundimtar. Nëse pastaj raporti miratohet me 94 vota, atëhere merret vendimi për shkarkimin e presidentit”, tha Balla.

Në lidhje me emrat e rinj të propozuar nga PS-ja për të marrë postin e presidentit, Balla nuk pranoi të prononcohej.

Të fundit