Flash News

KRYESORE

Qeveria financon 4 bashki socialiste, mbështetje financiare për planet e tyre vendore

Qeveria financon 4 bashki socialiste, mbështetje financiare për planet

Pas këtij procesi do të jenë bashkitë e tjera socialste Përmeti, Kolonjë dhe Këlcyrë ato që do të marrin financimin e radhës  

Gramshi, Mirdita, Puka dhe Belshi janë katër Bashkitë që do të mbështeten financiarisht për hartimin e planeve të përgjithshme vendore për njësitë territoriale të tyre. Ministrja Gjermeni ka kërkuar prej kryebashkiakëve konsultime të gjera më grupet e interesit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë dhe për 6 muaj të kenë përfunduar procesin. Puka, Mirdita, Gramshi dhe Belshi janë Bashkitë që do të fillojnë procesin e hartimit të planeve të përgjithshme vendore me mbështetjen financiare nga Ministria e Zhvillimit Urban.

Ndërsa kanë përfunduar procedurat e prokurimit për këto njësi administrative të pushteti vendor, Ministrja Eglantina Gjermeni ka kërkuar punë maksimale nga kryetarët e Bashkive për të zgjidhur në kohë edhe problematikat që do tu dalin në këshillat bashkiakë. “Thjesht, unë do dëshiroj të theksoj si shumë të rëndësishëm faktin që të gjitha orientimet, objektivat dhe rregullat e shprehura në këto dokumente, duhen vlerësuar si një detyrim ligjor për t’u zbatuar dhe reflektuar edhe në instrumentet e planifikimit që i përkasin një hierarkie më të ulët, siç janë Planet e Përgjithshme Vendore, ky proces është i domosdoshëm të realizohet me rigorozitet, për të mos pasur probleme me legjitimitetin e procesit, ka thënë Eglantina Gjermeni. Sa më shumë konsultime me komunitetin dhe grupet e interesit, si dhe me anëtarët e Këshillave Bashkiake, aq më e thjeshtë do jetë faza e miratimit të PPV kur të vijë momenti. Bashkitë kanë kohë 6 muaj për të mbyllur procesin për hartimin e instrumenteve vendorë”.

 

Të fundit