Flash News

KRYESORE

Qeveria greke ndërpret pa afat kampionatin e futbollit

Qeveria greke ndërpret pa afat kampionatin e futbollit

Pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin e Selanikut ndeshjen e fundit, qeveria greke ka vendosur të ndërpresë pa afat kampionatin e futbollit.

Vendimin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Atletikës, Georgios Vasiliadis pas një takimi që zhvilloi me kryeministri grek Alexis Tsipras.

Sipas tij, do të ketë kontakte me përfaqësues të të gjitha ekipeve, por edhe të UEFA-s, ndërkohë që kampionati nuk do të fillojë nëse nuk arrihet në një marrëveshje nga të gjithë, teksa nuk përjashtohet një vendim për mospjesëmarrjen e ekipeve greke në kupat e Europës.

Të dielën, Presidenti i ekipit të PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis, hyri në fushë me pistoletë në brez duke kërcënuar me jetë arbitrin e ndeshjes. Shkak u bë anulimi i një goli.

Ndaj presidentit të PAOK-ut dhe 4 truprojave personale, të cilët kanë pasur gjithashtu armë gjatë hyrjes në fushë, është dhënë urdhërarresti, por ndërkohë nuk po gjenden.

Të fundit