Flash News

KRYESORE

Qeveria i heq fondet Akademisë së Shkencave

Qeveria i heq fondet Akademisë së Shkencave

Qeveria kishte parashikuar që për vitin 2018 Akademisë së Shkencave ti akordohej një fond prej 110.5 mln lekësh por kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kjo shumë t’i kalojë Ministrisë së Arsimit, e cila më pas do ta vendosë në dispozicion të universiteteve për kërkim shkencor.

Ky vendim i Ramës vjen pas procesit zgjedhor që u zhvillua pak ditë më parë për zgjedhjen e kreut të Akademsië së Shkencave. Rama paralajmëroi se nuk do ti jepte asnjë fond institucionit në fjalë nëse nuk do reformohej.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta nuk ka firmosur ende dekretin e emërimit të kreut të ri të Akademisë së Shkencave.

Të fundit