Flash News

KRYESORE

Qeveria i përcakton prioritetet Arta Markut për luftën kundër kriminalitetit

Në mbledhjen e sotme, një ndër vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave është ai i miratimit të rekomandimeve prioritare për Prokurorin e Përgjithshëm, në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2018.

Në vendimin në fjalë thuhet se ngarkohet ministri i Drejtësisë t’i përcjellë menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet prioritare si dhe t’ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se një muaj nga data e miratimit të këtij vendimi.

Vendimi i qeverisë

Të fundit