Flash News

KRYESORE

Qeveria jep 400 milionë kundër koronavirus, karantina në Durrës

Qeveria jep 400 milionë kundër koronavirus, karantina në

Struktura e karantinës në Shqipëri, për të sëmurët me koronavirus do të jetë në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu që me Ministria e Mbrojtjes do të merret me rikonstruksionin e objektit dhe përshtatjen në një karantinë.

Në mbledhjen e ditës së sotme Qeveria mori gjithashtu vendimin që t’i akordojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 4000 milionë lekë për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Të fundit