All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Qeveria korrigjon draftin për ‘paktën antishpifje’, injoron sërish ndërkombëtarët

Qeveria korrigjon draftin për ‘paktën antishpifje’,
All - Paragraf - 1

Qeveria ka korrigjuar së fundmi draftin për paketën antishpifje, por sërish ka injoruar fjalën e ndërkombëtarëve për lirinë e medias.

Në  projektligjin e ndryshuar së fundmi qeveria i jep të njëjtat kompetenca Autoritetit të Mediave Audiovizive, të cilat ushtrojnë funksionin e gjykatës për shkeljet e pretenduara nga mediat online.

All - Paragraf - 3

Ballkanweb ka siguruar projektligjin, në të cilin thuhet se përveç gjobës, që mund të vendosë në rast të shkeljes së ligjit nga ana e mediave, është sërish AMA ajo që vendos për pezullimin e përkohshëm të licencës, deri edhe dhe heqjen e saj subjekteve mediatike.

Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

I vetmi ndryshim është se mediave u jepet e drejta për të ankimuar vendimin e AMA në gjykatë.

Ndërsa masa e gjobave që AMA mund të vendosë ndaj mediave është pothuajse e njëjtë si në projektligjin e mëparshëm.

Të fundit