Flash News

KRYESORE

Qeveria krijon KLS-në, ja kush do jenë anëtarët

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi anëtarët që do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Sportit. KLS-ja do të drejtohet nga ministrja e Sportit, Lindita Nikolla ndërsa në përbërje të tij do të jenë 12 anëtarë dhe një sekretar.

Sipas vendimit, anëtarë do të jetë një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, një përfaqësues nga Federata e Futbollit, një përfaqësues nga Federata e Basketbollit, një përfaqësues nga Federata e Volejbollit, një përfaqësues nga Institutit i Kërkimit Shkencor të Sportit, dy përfaqësues nga biznesi, tre personalitete të sportit, një jurist, një gazetar sportiv dhe një specialist nga MASR-ja.

Këshilli i Lartë i Sportit do të thirret nga ministri përgjegjës për sportin, jo më pak se tre herë në vit.

Vendimi

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE E TË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË LARTË TË SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përcaktimin e përbërjes strukturore të Këshillit të Lartë të Sportit, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për sportin dhe ka në përbërje të tij 12 (dymbëdhjetë) anëtarë dhe 1 (një) sekretar, si më poshtë vijon:

a) Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë anëtar;

b) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit      anëtar;

c) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit    anëtar;

ç) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Volejbollit        anëtar;

d) Përfaqësuesi i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit anëtar;

dh) Dy përfaqësues nga biznesi anëtar;

e) Tre personalitete të sportit anëtar;

ë) Një jurist      anëtar;

f) Një gazetar sportiv anëtar;

g) Një specialist nga MASR-ja   sekretar

  1. Përbërja nominative e Këshillit të Lartë të Sportit përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin.
  2. Këshilli i Lartë i Sportit thirret si rregull nga ministri përgjegjës për sportin, jo më pak se 3 (tre) herë në vit.
  3. Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë miraton rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Lartë të Sportit.
  4. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Sportit shpërblehen për pjesëmarrjen në mbledhje, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.
  5. Vendimi nr.437, datë 2.7.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes strukturore e të shpërblimit të Këshillit Kombëtar të Sportit”, shfuqizohet.
  6. Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Të fundit