Flash News

KRYESORE

Qeveria kujtohet për naftëtarët e Ballshit: Hartoi vendimin sot, për t`u dhënë pagën e luftës

Qeveria kujtohet për naftëtarët e Ballshit: Hartoi vendimin sot,

Qeveria ka miratuar dy paketa mbështetëse financiare për qytetarët në vështirësi gjatë kësaj periudhe, por së fundi është kujtuar edhe për naftëtarët e Ballshit. Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin dhe hartuesi i paketave financiare për përballimin e koronavirusit, foli në “Opinion” ku është shprehur se sot qeveria ka hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv. Nga ky vendim do të trajtohen me pagë lufte dhe naftëtarët e ballshit.

“Sot kemi hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë lufte për natëtarët e Ballshit. Do të marrin 40 mijë lekshin. Brenda të njejtit vendim është një kategori e të gjithë familjeve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar dhe ato që kanë hyrë dhe kanë dalë, tani kësaj kategorie do ti jepet një pagë, dyfishi i ndihmës ekonomike, 160 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

Të fundit