Flash News

KRYESORE

“Qeveria mban peng administratën, nuk u jep rrogat”

“Qeveria mban peng administratën, nuk u jep rrogat”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se administrata shtetërore nuk paguhet që prej muajit Janar, pasi pritet që të firmoset një urdhër nga kryeministri Rama për strukturat e ministrive. Në denoncimin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kjo është një vepër e qeverisë së Narkoshtetit.

Postimi i plotë:

Administrata shteterore pa rroga!

Kesaj i thone qeveri e Narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje. Jam nje pu onjese e administrates. Kemi qe ne janar qe nuk kemi marr rrogen sepse pritet qe te firmoset nje urdher nga z.kryeminister per strukturat e ministrive. Ne kete gjendje duhet te jene te gjitha ato struktura qe jan transferuar nga nje ministri tek tjetra. Ky urdher duhej te kishte dal qe ne janar,por nuk po kuptojme ende cpo behet. Askush nuk shpjegon asgje dhe te gjitha keto rendojne mbi ne qe jemi familjare. Mire qe i kane bere ministrite corap,por te pakten te na japin rrogat. Shpresoj ta publikosh por te lutem anonim. Te falenderoj”

Të fundit