Flash News

KRYESORE

"Qeveria mbështet SPAK-un, luftë krimit dhe korrupsionit"

"Qeveria mbështet SPAK-un, luftë krimit dhe korrupsionit"

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se qeveria mbështet ngritjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në procesin e vetingut ende nuk është vendosur për pesë nga kandidatët, e kjo pengon Këshillin e Lartë të Prokurorisë të caktojë se sa do të jetë numri minimal i prokurorëve që do të bëjnë funksionale SPAK-un.

“Këshilli i Ministrave së fundmi ka miratuar buxhetin fillestar të SPAK-ut dhe fondet e nevojshme për përshtatjen e zyrave të tyre të punës, me qëllim që me ngritjen e tyre të kenë në dispozicion çdo burim financiar dhe njerëzor, të nevojshëm për të luftuar pa kompromis, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, deklaroi Gjonaj nga godina e polit të drejtësisë, para studentëve të magjistraturës që do zëvendësojnë të shkarkuarit nga vetingu.

Ministrja shtoi se reforma do të thyejë kulturën e pandëshkueshmërisë dhe se modeli i saj pritet të kopjohet edhe në rajon.

Të fundit