Flash News

KRYESORE

Qeveria mblidhet në Lezhë, Rama zbardh vendimet e marra

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë në Lezhë. Rama e vuri edhe tek projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren si dhe aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën.

“Duke pasur parasysh që kjo zonë ka disa shembuj frymëzues të cilëve u jemi referuar për programin e agro-turizmit, besoj që do të stimulojë më shumë në këtë drejtim pasi potencialet janë më të mëdha. Të gjitha subjektet që do klasifikohen si agro-turizëm do pajisen me çertifikatë të posaçme e do mund të kenë financime.

Fishta është një prej këtyre 100 fshatrave të parë që do mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashigimisë kulturore.

Projekti kryesor më i rëndësishmi që është pjesë e programit 1 miliard për rindërtim, është projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren. Më tutje aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën dhe që mundëson integrimin e zhvillimin e turizmit”, tha Rama.

Të fundit