Flash News

KRYESORE

Qeveria merr vendimin final, Rama: Rritje e pagës me 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët!

Qeveria merr vendimin final, Rama: Rritje e pagës me 40% për

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vendimin zyrtar të qeverisë për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve. Në një konferencë për shtyp, Rama njoftoi se përveç rritjes me 40% të rrogës së mjekëve, do të kemi një rritje me 15% edhe të pagës së mësuesve.

“Nuk do të zgjatem shumë në shifra të detajuara. Do them se paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%.

Detajet do t’i japin ministrat. E dyta shifër që do t’ju jap është që me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se në 2013, por le ta marrim njësoj, fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë 2 mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se masat e marra vijnë në kuadër të dy krizave të mëdha që ka përjetuar vendi: 2 tërmetet dhe COVID-19.

Të fundit