Flash News

KRYESORE

Qeveria merr vendimin për ngritjen e Shkollës së Drejtorëve

Qeveria merr vendimin për ngritjen e Shkollës së Drejtorëve

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për hapjen e shkollës së drejtorëve. Sipas vendimit, jepet urdhri për organizimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, publik ose privat, si person juridik, që gëzon pavarësi administrative, financiare, teknike e vendimmarrëse, me seli në Tiranë, Shqipëri.

“Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe kompetencat e bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e marrë nga qeveria.

Të fundit