Flash News

KRYESORE

Qeveria miraton marrëveshjen për patentat me Greqinë

Qeveria miraton marrëveshjen për patentat me Greqinë

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar marrëveshjen mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshja mes dy vendeve është pjesë e negociatave që po zhvillojnë dy vendet mes tyre.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Të fundit