Flash News

KRYESORE

Qeveria miraton vendimin, hapen 1073 vende pune në administratë

1073 është numri i vendeve vakante në administratën shtetërore. Qeveria miratoi sot planin vjetor të pranimit në administratën shtetërore.

Vendet vakante janë ndarë sipas katër kategorive, për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20; për kategorinë e mesme drejtuese 83; për kategorinë e ulët drejtuese 305 dhe për kategorinë ekzekutive 665.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

 - Shkenca juridike;

- Shkenca kompjuterike;

- Audit i brendshëm;

- Shkenca ekonomike;

- Shkenca ekonomike/juridike;

- Shkenca shoqërore;

- Shkenca sociale;

- Histori-filologji;

- Shkenca mjekësore;

- Veterinari;

- Agronomi;

- Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

- Kimi;

- Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

- Shkenca inxhinierike;

- Arkitekturë;

- Arkeologji dhe restaurime;

- Artet e bukura;

- Gjeodezi;

- Shkenca ekzakte;

- Shkenca edukimi;

- Mësuesi;

- Arsim i lartë ushtarak/policor;

- Arsim i lartë.  

Të fundit