Flash News

KRYESORE

Qeveria ndan fondet për komunitetet fetare në vend. Shumat sipas bashkësive

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar ndarjen e fondit prej 109 milionë lekësh për bashkësitë fetare në vend. Sipas vendimit, Komuniteti Mysliman ka marrë 31 milionë, Kisha Ortodokse 25 milionë, Kisha katolike 25 milionë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane 25 milionë.

“Masa e financimit, nga buxheti i vitit 2018, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 680 000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 768 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e qeverisë.

 

 

 

Të fundit