Flash News

KRYESORE

Qeveria ndryshon numrin e punonjësve, ja heq Peleshit ja shton Klosit

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar një vendim për rishpërndarjen e punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore. Në vendimin në fjalë, thuhet se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), për vitin 2018, pakësohet me 50 veta, përkatësisht, 5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1 947 veta.

Pesë punonjës janë shtuar te Sekretariatit Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU), ndërsa 45 punonjës i janë shtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1 080 veta.

Vendimi

 

 

 

Të fundit