Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Qeveria ndryshon orarin zyrtar të punës, si do e presë administrata?
Qeveria mësohet se ka një projekt për të ndryshuar orarin zyrtar të punës në administratë.
Burime të besueshme për javanews bëjnë të ditur se në zyrën e kryeministrit Edi Rama, po diskutohet propozimi për të vendosur një orar të ri, i cili parashikon një orë pushim, nga ora 12:30 deri në 13:30.
Si rrjedhojë, orari zyrtar do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17.30 të pasdites.
Deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me propozimin në fjalë. Por mësohet se ai po diskutohet gjerësisht, duke parë anët pozitive dhe negative të ndryshimit të orarit.
Do të jenë javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga 08.00 e mëngjesit deri në 16.30 që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30, me një orë pushim në mes.