Flash News

KRYESORE

Qeveria nis reformën në administratë, kërkohet staf i ri në institucione

Qeveria nis reformën në administratë, kërkohet staf i ri

Tashmë ka nisur reforma e re në administratë, ashtu siç u vendos nga qeveria, me shkurtim të disa drejtorive.

 Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë. Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf të ri është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.

Sipas DAP vendet e lira në këtë institucion janë:

4 vende për Specialist në Sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-a

Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Po ashtu edhe AKBN ka pësuar disa ndryshime

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës  muajve të fundit ka pësuar ndryshime dhe kjo nuk lidhet vetëm me largimin e Viktor Tushajt si drejtues pasi kandidonte në listën e LSI, dhe emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij insitucioni, shkruan Monitor.

Kohë pas kohe kjo agjenci në faqen e saj në internet ka publikuar vende të lira pune dhe të paktën dy prej tyre janë akoma të klikueshme.

 

Të fundit