Flash News

KRYESORE

Qeveria nuk ndalet: çon në Kuvend me procedurë të përshpejtuar projektligjin për shembjen e Teatrit

Këshilli i Ministrave ka depozitura në Kuvend projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”. Më shkurt, shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental dhe ndërtimin në vend të tyre të një kompleksi kullash, në një prej të cilave do të jetë edhe Teatri i ri.

Projektiligji është depozitura të mërkurën e 27 qershorit dhe është ‘në procedurë’ sipas faqes zyrtare të Kuvendit, parlament.al.

Në një lëvizje të fundit, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka takuar dje tre prej kritikëve më të fortë të projektligjit, dhe oponentë të shembjes së Teatrit, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi dhe regjisorin Altin Basha. Pas takimit, aktorët janë shprehur të tërhequr, por kjo nuk e ka penguar protestën që të vazhdojë, si zakonisht në ora 19, si çdo mbrëmje.

Gjithashtu, dje ka qarkulluar një listë me artistë dhe një letër e hapur që i është dërguar krerëve të shtetit me kërkesën e një Teatri të ri.

Siç raporton politiko.al një pjesë e mirë e firmëtarëve janë drejtorë apo dhe këngëtarë e moderatorë televizivë, pa ndonjë lidhje me Teatrin.

Lista është diskredituar mëngjesin e së enjtes, kur në një intervistë për gazetën Shekulli, aktorja Pavlina Mani ka thënë se ajo dhe i shoqi, regjisori Piro Mani,  janë kundër shembjes së Teatrit.

Të fundit