Flash News

KRYESORE

Qeveria nuk ndalet, parashikon tetë koncensione të reja

Qeveria nuk ndalet, parashikon tetë koncensione të reja

Qeveria parashikon tetë koncensione të reja,  të llojit Partneritet Publik-Privat, gjatë vitit 2018. Qeveria ka parashikuar që të bashkëpunojë me privatin për ndërtimin e një sërë segmentesh të rëndësishme rrugore.

Në relacionin e projektbuxhetit 2018, qeveria ka parashikuar që projektet në infrastrukturë të kapin vlerën e 140.6 miliardë lekëve. Ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rrogozhinë është projekti që ka vlerën më të madhe për vitin 2018 në infrastrukturë.

Për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond prej 9.5 miliard lekësh, i cili do të përdoret për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit. Një tjetër kontratë e karakterit PPP parashikohet edhe për ndërtimin e shkollave parauniversitare në bashkinë e Tiranës.

Të fundit