Flash News

KRYESORE

Qeveria paqe jo vetëm me opozitën, por edhe me Prokurorinë, Llalla: Ka vullnet për të luftuar drogën

Qeveria paqe jo vetëm me opozitën, por edhe me Prokurorinë,

Qeveria e Edi Ramës nuk ka arritur paqe vetëm me opozitën, që kërkonte me ngulm largimin e saj, por edhe me Prokurorinë e Përgjithshme.

Kryeprokurori Adriatik Llalla është përplasur shpesh herë me qeverinë për çështjen e lëndëve narkotike, por edhe për reformën në drejtësi.

Për herë të parë, Llalla nuk ka akuzuar policinë për neglizhencë ndaj trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai shtoi se, “në vendin tonë, aktualisht ka një vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve. Autoritetet shqiptare tashmë kanë hartuar një strategji kombëtare kundër trafikut të narkotikëve dhe zbatimi i saj, kërkon, domosdoshmërisht edhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Duke folur për internetin, Llalla vuri në dukje se, teknologjia ka përmirësuar jetën dhe shërbimin për qytetarët. Por nga ana tjetër, tha ai,  në duart e grupeve kriminale, ajo është shndërruar në një mjet efikas për t’iu shmangur agjencive të zbatimit të ligjit.

“Për këtë arsye, strukturat hetimore janë të detyruara që të realizojnë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shkëmbim të dhënash në kohë reale për të pasur rezultate pozitive. Lektorët në këtë konferencë do të sjellin praktikat e deritanishme, si edhe mekanizmat për të forcuar më tej luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Për këtë arsye, ne do të dëgjojmë nga ekspertët gjithçka që do të jetë e nevojshme, si edhe do të evidentojmë kapacitetet që duhen përmirësuar”, deklaroi Llalla.

Të fundit