Flash News

KRYESORE

Qeveria parashikon lehtësime fiskale për peshkatarët

Qeveria parashikon lehtësime fiskale për peshkatarët

Qeveria po planifikon që me paketën e re fiskale të përjashtojë anijet e peshkimit nga TVSH-ja. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një takim në Durrës me peshkatarët, i informoi për masat e reja që qeveria do të ndërmarrë.

“Përjashtimi nga TVSH-ja për një anije është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218, në mos gaboj, anije mbi 12 m, dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë. Është një mbështetje shumë e madhe. Formalizon sektorin, sepse deri dje, duke qenë se kostoja ka qenë e madhe, ne jemi të vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale”, u shpreh Peleshi.

Të fundit