Flash News

KRYESORE

Qeveria përcakton përfitimet financiare për spiunët e ushtrisë

Qeveria përcakton përfitimet financiare për spiunët e

Qeveria ka vendosur garantimin me ligj, për veten dhe familjen e tij, të punonjësit civil të Agjencisë sё Inteligjencës dhe Sigurisë sё Mbrojtjes (AISM).

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se punonjësi civil i AISM, ose familja e tij, nё rast vdekjeje, sëmundjeje të rëndë dhe për një kohë të gjatë ose dëmtimesh të rënda të pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, përfiton ndihmë financiare tё menjëhershme. Madje përcakton në mënyrë të detajuar dhe masën e këtij përfitimi, si dhe kriteret mbi të cilat është ngritur kjo masë përfitimi: Punonjësi civil i AISM përfiton 6 paga mujore të muajit të fundit, kur vdes; 4 paga mujore të muajit të fundit, kur sëmuret rёndё dhe pёr njё kohё tё gjatë, e vërtetuar me raport mjekësor dhe 3 paga mujore të muajit të fundit, kur njёri nga familjarёt nё ngarkim tё tij vdes ose sëmuret rёndё dhe pёr njё kohё tё gjatё, e vёrtetuar me raport mjekësor. Njëherësh punonjësi civil i AISM përfiton 4 paga mujore të muajit të fundit, kur pёson dёmtime tё rёnda tё pronёs, si rezultat i një fatkeqësie natyrore.

Njëherësh dhe kur punonjësi civil nё detyrë i AISM vdes, kjo agjenci organizon ceremoninë e rastit dhe përballon shpenzimet e varrimit, sipas dokumenteve që justifikojnë shpenzimet. Ndërkohë që efektet financiare, qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, do tё përballohen nga fondi i veçantë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

 

 

 

Të fundit