Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qeveria përjashton 20 mijë familje të varfra nga ndihma ekonomike, PD ju ofron ndihmë ligjore
Një nga çështjet më të nxehta që është prekur dhe vazhdon të preket ende është edhe heqja e ndihmës ekonomike që vetëm për këtë muaj janë përjashtuar nga ana e shtetit 20 mijë familjeve të varfra.
Që prej ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet janë plotë 55 mijë familje të varfra që nuk marrin ndihmë ekonomike, por mesa duket këtë çështje nuk kanë për ta lënë në qetësi deputetët e Partisë Demokratike.
Ata janë duke iu ofruar ndihmë ligjorë të gjitha familjeve që nuk janë më pjesë e kësaj ndihme, e për më tepër partia më e madhe opozitare në vend është duke i kërkuar transparecë vetë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Kanë qenë deputetet Oriola Pampuri, Grida Duma dhe Rudina Hajdari që kanë vizituar disa familje, në zonën e Bathores, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.
Sipas informacioneve që Partia Demokratikë posedon, po edhe siç e përmendëm edhe më lartë që nga janari dhe deri tani, nga skema ekonomike janë përjashtuar më shumë se 20 mijë familje.
Përkatësisht:
* Tiranë janë hequr 15 000 familje
* Gjirokastër janë hequr 1 600 familje
* Divjakë janë hequr 825 familje
* Kamëz janë hequr 782 familje
* Lushnjë janë hequr 750 familje
* Kavajë janë hequr 680 familje
Sipas konstatimit të deputetëve në këtë zonë familje në nevojë ishin ato të:
Eduard Thaçit, ku ai jeton së bashku me bashkëshorten, Teftën dhe 3 fëmijët e mitur. Atyre u është hequr ndihma ekonomike dhe zonja e shtëpisë thotë se jetojnë vetëm me borxhe.
Edhe në familjen e Ilir Brahimit, jetojnë në gjendje të mjeruar katër anëtarë, prindërit me dy fëmijë të vegjël. Por që prej janarit ata nuk marrin më ndihmën ekonomike, edhe pse jetojnë në një banesë të rrënuar.
Gjithashtu mes skamjes jetojnë edhe 13 anëtarë të një familje tjetër, mes tyre 2 fëmijë të mitur. Familjes së Binak dhe Osman Mulakut në Bathore i është hequr ndihma, për të vetmen arsye, se një anëtar i tyre është punësuar në një fabrikë këpucësh.
Fitnete Murati është invalide. Ajo tregoi se nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP dhe ka prej tre vitesh që jeton pa energji elektrike, me një borxh prej rreth 5 milionë lekë, të cilat është e pamundur t’i paguajë për shkak të borxheve dhe mungesës së të ardhurave.
Në familjen e Ramazan Islamajt, invalid pune, ish-ushtarak prej 42 vitesh, mbizotëron varfëria e thellë. I shtrirë në një shtrat me lagështirë, Ramazani thotë se i merr ilaçet me para borxh. Bashkëshortja e tij është e papunë dhe i është refuzuar ndihma ekonomike.
Një pikë shumë e rëndësishme është se deputetja Grida Duma i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale të bëjë transparente sistemin e ri të pikave për marrjen e ndihmës ekonomike. Duma thekson se qytetarët në nevojë nuk kanë asnjë ide përse janë hequr nga kjo skemë.
Prononcimi i deputetes Grida Duma:
“Qytetarët në nevojë, nuk kanë asnjë ide përse janë hequr nga kjo skemë. Nuk kanë informacion as bashkitë. Me këtë sistem online një qytetare si zonja Selvie që të bëjë aplikimin online. Nga një banesë që nuk ka drita, të shkojë e të aplikojë në internet. Kjo është reforma e famshme e ndihmës ekonomike. Merrte 12 mijë lek, nuk merr asnjë lek sot. Jetojnë me borxhe. Ajo që do bëjmë është se përveç shkresës që i kemi dërguar Ministres së Shëndetësisë për të na treguar dhe bërë transparente kriteret mbi të cilat vlerësohet marrja ose jo e ndihmës ekonomike, është që në zyrën tonë të avokatisë në Partinë Demokratike, me zyrën ekonomike me bashkinë përkatëse të ndjekim rast pas rasti të gjitha familjet që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe të tregojnë që janë jo vetëm në metitën e tyre dhe në detyrimin e shtetit për t’i rifutur në skemë, por edhe për t’i treguar se kjo lloj skeme nuk funksionon dhe është e dështuar. ", deklaroi deputetja Grida Duma.