Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria që poshtëron një pjesë të popullit është qeveri kundër gjithë popullit
Fitim Zekthi
Protesta e banorëve të zonës së Astirit në Tiranë çoi në përplasje fizike mes tyre dhe Policisë përballë godinës së Kuvendit. Pati dhunë, pati përdorim shkopinjsh, u arrestuan protestues, në spital përfunduan disa protestues dhe dy punonjës policie. Kjo ishte pika më e lartë e protestës pas disa ditësh bllokim rrugësh dhe arrestimesh nga policia.
Fakti që qeveria arriti në këtë pikë tregon se ajo është në vështirësi të mëdha. Pushteti, thotë Hanah Arendt në esenë “Mbi dhunën”, ka të bëjë me aftësinë e njeriut jo thjesht për të vepruar, por për të vepruar në koordinim. Pushteti nuk është kurrë diçka individuale. Ai i përket grupit dhe ekziston derisa sa ekziston grupi. Ndërkohë që fuqia ka të bëjë me diçka individuale (psh fuqia e një luftëtari apo ajo e Herkulit) dhe forca ka të bëjë me diçka si forcat e natyrës apo forcat lëvizëse të shoqërisë dhe është e lidhur me energjinë.
Dhuna nga ana tjetër ka karakter instrumental, është afër fuqisë dhe duket sikur ka për funksion të rrisë fuqinë. Mirëpo dhuna, thotë Arendt, shkatërron pushtetin. Nga gryka e armës ose nga shkopi i gomës, ose nga arrestimi mund të vijë përkulja ose bindja e menjëhershme, por kurrë nuk vjen pushteti. Arendt merr si shembull kërcënimet apo dhunë e Kaligulës dhe të Neronit dhe thotë se ata, jo vetëm që nuk e zgjeruan pushtetin me të, por e pakësuan deri në zhdukje.
Në të vërtetë, Qeveria dhe Kryeministri kanë më pak pushtet, kanë pushtet më të dobët, por mund të kenë më shumë fuqi dhe mund të ushtrojnë edhe më shumë dhunë. Ata janë në një rrugë pa krye dhe do të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt kësaj lloj sjelljeje.
Pas protestës Kryeministri kërcënoi se nuk do lejojë dhunën ndaj Policisë. Ai tha se të gjithë zaptuesit profesionistë, duke nënkuptuar se një pjesë e atyre që protestojnë janë zaptues, dhe të gjithë politikanët e shpifjeve duhet të rrinë larg. Rama tha 'merrni ç'ju jep ligji dhe ikni nga rruga!'. Pra, Rama e vijoi dhunën me mjete të tjera. Ai i quajti një pjesë të protestuesve 'zaptues'. Gjithashtu ai u përpoq të lidhë dhe protestën me politikanët që shpifin dhe që nxisin dhunën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka marrë një rol të rëndësishëm, sa edhe i Kryeministrit, në propagandën qeveritare, ndonëse drejtues lokal, tha se vendi nuk do të kthehet më te “salinjtë”. Pra, Veliaj i quajti në një farë mënyre protestuesit “salinj” duke nënkuptuar se ata po bënin gjëra që i bën Berisha, ose gjëra që i shkojnë për shtat Berishës. Duhet thënë se në zemër të propagandës më të shëmtuar të PS-së, që nga viti 1991 (që kur ra regjimi enverist ose nisi rënia e tij) ka qenë portretizmi i Berishës si njeri që proteston dhe që shkatërron, si njeri që nuk e do demokracinë dhe ligjin. Me këtë stileme enveriste PS-ja ka ecur gjithnjë. Asaj i duhej një armik, i duhej një narrativë me armik, bash siç bëri PKSh-ja që nga 1941 me Ahmet Zogun apo me figurat nacionaliste kundërshtare me të. Veliaj iu quajti protestuesit 'njerëz që shkatërrojnë' dhe 'që nuk duan drejtësi dhe ligj'. Më herët ai i quajti ata 'shpellarë'.
Kjo dhuna e dytë është edhe më e rëndë dhe më domethënëse se sa e para. Kjo dhuna e dytë e bën Qeverinë me pushtet edhe më të dobët. Kjo dhuna e dytë synon t'i cilësojë protestuesit njerëz që kanë një problem me shoqërinë, njerëz që kulturalisht kanë një dallim me shoqërinë dhe nuk pranojnë moralin dhe kulturën e saj. Lloji i dytë i dhunës synon t'i cilësojë ata si një problem për shoqërinë, si një pengesë për shoqërinë. Duke qenë kështu ata nuk meritojnë të drejta, ata janë TJETRI, ata demonizohen; me ta mund të bëhet shumëçka.
Demonizimi i tjetrit është një nga teknikat më të ndyra të propagandës që kërkon që tjetri të shihet si armik, si agresor (Rama tha që janë zaptues) me objektiva shkatërrimtare (Veliaj ka thënë që ata duan të ndalin zhvillimin, Rama ka thënë që ata duan shkatërrimin etj). Kjo teknikë e ndyrë propagande kërkon që të nxisë urrejtjen e shoqërisë për një grup të caktuar në mënyrë që ta bëjë më të lehtë dhunën dhe dominimin e tyre.
Hitleri, Stalini, Enver Hoxha dhe dhjetëra regjime totalitare kudo në botë, i kanë përdorur gjerësisht teknika të tilla. Sikur edhe vetëm për faktin që një Qeveri trajton në këtë mënyrë një pjesë të popullit, meriton zemërimin e të gjithë popullit. Qeveria që trajton në këtë mënyrë një pjesë të popullit trajton, në këtë mënyrë të gjithë popullin. Kjo lloj dhune nuk do ta bëjë kurrë më të madh pushtetin e saj, përkundrazi.
Banorët e zonës së Astirit, të cilëve do t'u prishen shtëpitë për shkak të rrugës që do të ndërtohet, duhet të trajtohen si të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë ndërtuar pa leje. Në qoftë se një qeveri legalizon, pra shpall të ligjshme si prona, 1 milionë ndërtime, ajo qeveri nuk mund të veçojë 500, 600 apo 1500 apo edhe 100 000 mijë ndërtime dhe të mos i shpallë ato të ligjshme, në një kohë që kushtet kur ndërtimet u bënë të paligjshme ishin të njëjta për të gjithë. Një ligj është i drejtë vetëm kur i trajton të gjithë në një mënyrë. Nqs ligji në fuqi nuk e lejon qeverinë t'i dëmshpërblejë, atëherë duhet të ndryshohet ligji. Me këtë argument, që ata janë zaptues ose kanë ndërtime pa leje apo të palegalizuara ende, qeveria i ka dhënë vetes të drejtë të prishë 600 apo 700 mijë ndërtime. A e ka ajo këtë të drejtë? A mund ta përdorë ajo këtë gjuhë ndaj 1 milionë ose dy milionë shqiptarëve?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38