Flash News

KRYESORE

Qeveria ‘rrëzon’ dekretin e Metës, reagon LSI: Ramë, pse e pështyve premtimin??

Qeveria ‘rrëzon’ dekretin e Metës, reagon LSI: Ramë,

Një ditë pasi qeveria rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin e ligjit të tatimit të të ardhurave te lojërat e fatit, vjen reagimi i LSI.

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, përmes një statusi në ‘facebook’, thekson se dekreti kërkonte të mos ulej tatim fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin.

Reagimi i plotë:

Qeveria ul tatimin dhe ulërin: Rroftë bixhozi. Kryeministër ku je futur, dil dhe fol?!

Qeveria në parlament rrezoi dekretin e presidentit.

Dekreti kërkonte të mos ulej tatim fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin.

Gojëtaret shkollë pakët të qeverisë në parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër te shqiptareve mbi 135 milion euro.

Në 2013 kur filloi operacioni i policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në Rama mashtroi pa u lodhur dhe tha se "askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar."

Që nga 2013 numri i pikave të basteve nga 928 u rrit ne 4230 dhe 135 milion euro përpihen atje.

Ramë ku je??

Ramë pse e pështyve premtimin??

Qeveria ulërin "Rroftë bixhozi" dhe tregon injorancën e saj ne kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot qe 15% mbi 10 lek është me e madhe se 15% mbi 100 lek.

Të fundit