Flash News

KRYESORE

Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos: I paaftë

Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos: I paaftë

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të babait të deputetes së LSI-së, Erisa Xhixhos, Piro Xhixhon si anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Në vendimin që mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit të Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqiperisë”, të ndryshuar, që parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, shkruan Panorama.

Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyre eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve të AKEP-it është edhe mbushja e moshës së daljes ne pension,

Ndaj, ne vendim keshilli i ministrave thote: vleresojme se arritja e moshes se pensionit te anetarit/drejtuesit te Keshillit Drejtues te AKEP-it eshte element qe duhet interpretuar se con ne pamundesine fizike e mendore dhe qe legjitimon propozimin e Keshillit te Ministrave per te propozuar lirimin e tyre nga Kuve

Të fundit