Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Qeveria shkrin tre agjenci, kompetencat e tyre i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Qeveria ka miratuar një vendim i cili parashikon shkrirjen e tre agjencisë dhe kompetencat e tyre ti kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Këshilli i Ministrave ka vendosur sot kalimin e funksioneve të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER) dhe agjencive të zhvillimit rajonal (AZHR) te Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).
Të drejtat, detyrimet, arkivat dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar, që zotërojnë këto tre agjenci transferohen te Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa thuhet se për personelin aktual të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER) dhe të agjencive të zhvillimit rajonal (AZHR) do të zbatohen dispozitat e Kodit të Punës në rastin e mbylljes dhe të ristrukturimit të institucionit.
Vendimi
V E N D I M PËR KALIMIN E FUNKSIONEVE TË AGJENCISË KOMBËTAREPËR ZHVILLIMIN RAJONAL (AKZHR), AGJENCISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK RAJONAL (AZHER) DHE AGJENCIVE TË ZHVILLIMIT RAJONAL (AZHR) TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT (FSHZH)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 4 e 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të nenit 52, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kalimin e funksioneve të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER) dhe agjencive të zhvillimit rajonal (AZHR) te Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).
- Të drejtat, detyrimet, arkivat dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar, që disponohet nga Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER) dhe agjencitë e zhvillimit rajonal (AZHR) transferohen te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
- Buxheti i miratuar për vitin 2018, për këto agjenci, të përdoret në strukturën aktuale buxhetore deri në kalimin e plotë të tyre në FZHSH.
- Për personelin aktual të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER) dhe të agjencive të zhvillimit rajonal (AZHR) zbatohen dispozitat e Kodit të Punës në rastin e mbylljes dhe të ristrukturimit të institucionit.
- Ngarkohet Fondit Shqiptar i Zhvillimit që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të miratojë rregulloren funksionale dhe strukturën organizative, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi, në përputhje me kërkesat e neneve 4, pika 3, dhe 6, pikat 2, shkronja “d”, dhe 3, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”.
- Vendimi nr.961, datë 2.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, të agjencive të zhvillimit rajonal dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal”, dhe çdo akt tjetër administrativ i nxjerrë në zbatim të tij, shfuqizohen.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe agjencitë e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.