Flash News

KRYESORE

Qeveria 'shpërfill' deputetët e vrarë, mungon sot në seancën përkujtimore

Ditën e sotme u zhvillua seanca përkujtimore për deputetët shqiptarë, të vrarë 70 vite më parë.

Mirëpo, ajo që u vu re në Kuvend, ishte mungesa e rreth 2/3 së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me pak flalë pothuajse gjithë Qeveria.

Kryetari Lulzim Basha gjatë fjalës së tij sot, u  shpreh se ndihet i turpëruar  që sot kemi në krye të Kuvendit Gramoz Ruçin.

Kujtojmë që 70 vjet më parë, regjimi i Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve sepse mendonin ndryshe, nuk u pajtuan me komunizmin, nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit politik.

Me urdhërin e Hoxhës u  eliminuan, burgosën, ekzekutuan, pjesa më e madhe e elitës së kombit. Eliminimi i deputetëve opozitarë 70 vite më parë u bë sipas diktatorit Hoxha, ‘në emër të popullit’.

Të fundit