Flash News

KRYESORE

Qeveria shtrëngon masat për invalidët, përjashtohen nga pagesa qindra të gjymtuar

Qeveria shtrëngon masat për invalidët, përjashtohen nga

Qeveria ka shtrënguar masat për invalidët e gjymtuar. Shumë invalidë të gjymtuar janë përjashtuar nga skema e përfitimeve. Qeveria ka ulur numrin e personave të gjymtuar, që të përfitojnë pagesa mujore për të mbajtur veten, pasi nuk janë të aftë për punë. Janë denoncuar me dhjetëra raste vitin e kaluar, ku invalidë të gjymtuar rëndë janë përjashtuar nga pagesat e mujore që shteti jep për këtë kategori.

Vetëm personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti, por janë me dhjetra qindra invalidë të tjerë që kanë dëmtime të pjessshme, si pasojë e aksidenteve jo vetëm në punë.

Në dy dekadat e fundit, numri i personave që kanë përfituar këtë pagesë ka ardhur gjithnjë në rritje përjashtuar 2016. Nga rreth 26 mijë, persona që merrnin pagesë invaliditeti më vitin 2000, në fund të vitit 2016 këtë pagesë e marrin 61,938 persona. Pagesat e invaliditetit pësuan një rritje të shpejtë në vitin 2016 dhe vitet e tjera që pasuan më pas pasi qeveria e kohës lehtësoi kriteret e përfitimit të pagesës. Në këtë periudhë i hoq kriteri i vjetërsisë, duke ndikuar rritjen e numrit të përfituese në moshat të reja.

Kështu, numri i përfituesve në dekadën e fundit pësoi një rritje të shpejtë dhe pagesat për to gjithashtu. Por qeveria pas vitit 2013 mori masa për të frenuar rritjen e mëtejshme të pagesave për invalidët. Për herë të parë më 2016 nga skema dolën 163 persona, ndërkohë që invalidë rishtas nuk u futen dot në skemë. Reduktimi i personave thonë ekspertët ka ardhur për shkak të shtrëngimit të kritereve për pagesat. Kryesori është kushti i të pasurit një vit sigurime në pesë vitet e fundit nga momenti që bëhet kërkesa për pagesë invaliditeti.

Të fundit