Flash News

KRYESORE

Qeveria ul numrin e të rinjve që mund të fitojnë kontratë pune

Qeveria ul numrin e të rinjve që mund të fitojnë

Institucionet shtetërore mund të punësojnë më pak se 200 praktikantë, duke ulur mundësitë e punësimit për ata të rinj që bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Përmes një ndryshimi të vendimit të deritanishëm, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se ministria për-gjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve për çdo institucion të administratës shtetërore, deri në 200 praktikantë, çka do të thotë se ky numër mund të jetë edhe më i vogël.

Ndërkohë që deri më tani institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, duhet të punësonin patjetër me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë.

Po ashtu, vendimi i ri përcakton se kohëzgjatja e punësimit do të jetë 1 vit, ndërkohë që vendimi i mëpar-shëm saktësonte se punësimi do të ishte i përkohshëm, por nuk vendoste afate konkrete. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ka nisur të aplikohet prej vitit 2015 dha ka për qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohjen me administratën publike për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç.

Ai zgjat 3 muaj dhe është pa pagesë, por pavarësisht kësaj, periudha e praktikës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.GSH

Të fundit