Flash News

KRYESORE

Qeveria vendos shtyrjen e masave: Shtetrrethimi mbaron kur të largohet COVID-19

Qeveria ka vendosur të shtyjë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me anë të një urdhëri të ri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliut njofton shtyrjen e vendimit të datës 10 mars, që parashikonte masat shtrënguese për qytetarët deri në datën 3 prill.

Por tashmë, me urdhrin e ri, Ministria e Shëndetësisë lë paafat masat shtrënguese në fuqi duke theksuar se “data 3 prill zëvendësohet me togfjalëshin deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVDI-19”.

Bashkë me këtë urdhër janë dhe dy urdhra të veçantë që gjithashtu shtyjnë hapjen e shkollave në një afat të pacaktuar, ndryshe nga sa ishte parashikuar që shkollat do të rrinin të mbyllura deri në datën 3 prill.

Gjithashtu edhe klinikat dentare do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar. Shqipëria ka hyrë prej disa ditësh në gjendjen e “fatkeqësisë natyrore”, ku qytetarëve tashmë u janë kufizuar disa liri themelore kushtetuese për shkak të gjendjes së koronavirusinit.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/214314426311148/

Të fundit