Flash News

KRYESORE

Qeveria zhvendoset në Dibër këtë fundjavë

Qeveria zhvendoset në Dibër këtë fundjavë

Pas Vlorës, qeveria do të mblidhet këtë fundjavë në Dibër. Mësohet se ditën e premte Rama së bashku me ministrat dhe zëvendësministrat e kabinetit qeveritar do të jenë në Peshkopi ku do të organizohet një mbledhje qeverie.

Ndërkohë, ditën e shtunë qeveria do të zhvillojë një tjetër mbledhje por këtë herë në Bulqizë.

Mësohet se gjatë qëndrimit në Dibër pritet të përurohen tre qendra shëndetësore si dhe kryeministri Rama do të inspektojë disa investime që po bëhen.

Nuk përjashjtohet edhe mundësia për një vizitë të Ramës në një prej familjeve të kësaj zone.

Të fundit