Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeverisja e Edi Ramës e çon në 12 numrin e kushteve për Shqipërinë; çfarë kërkon BE për të hapur negociatat
Kur erdhi në pushtet në vitin 2013-të, kryeministri Edi Rama gjeti në tavolinë vetëm 5 kushte që duhet të përmbushte për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sot, pesë vite më pas, Shqipëria e qeverisur prej tij përballet me plot 12 kushte, të reja dhe të vjetra, të cilat duhet të realizojë nëse nuk dëshiron të mbetet gropa e zezë e Ballkanit.
Ministrat e Jashtëm të BE-së dolën nga takimi i Luksemburgut me një deklaratë ku Shqipërisë nuk i miratohej hapja e negociatave, gjithsesi, kjo çështje do të merret sërish në konsideratë në gjysmën e dytë të vitit 2019-të dhe nëse vendi ynë i plotëson 12 kushtet, atëherë mund të flitet për hapje të negociatave.
Por, sa e mundur është që këto 12 kushte të realizohen për një vit nga një qeveri që në pesë vite e shtoi numrin e tyre?
Në 2013-ën, Shqipëria duhet të përmbushte këto pesë kushte: Reformimin e administratës publike; reformimin e sistemit të drejtësisë; luftën kundër korrupsionit; luftën kundër krimit të organizuar; mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Përveç dështimit në realizimin e këtyre pesë kushteve, në 2019-ën dalin disa kushte të reja bazuar në problematikat që ekzistojnë sot në Shqipëri, si lufta kundër kanabisit, ulja e numrit të azilkërkuesve, marrëdhëniet e mira me fqinjët, reforma zgjedhore etj.
12 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë brenda një viti për të diskutuar sërish hapjen e negociatave:
- Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit, duke u mbështetur në rezultatet e para të rëndësishme të vërejtura gjatë muajve të fundit.
- Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe duhet të sigurojë se rezultatet e mëtejshme duhet të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, si dhe në çmontimin e rrjeteve kriminale të organizuara.
- Krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv thelbësor afatgjatë që kërkon përpjekje të mëtejshme, të strukturuara dhe të qëndrueshme.
- Këshilli përsërit nevojën për masa efektive legjislative dhe politike për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit, duke përfshirë trajtimin e barabartë të të gjitha pakicave dhe qasjen në të drejtat e personave që u përkasin atyre në të gjithë Shqipërinë dhe për të siguruar zbatimin në përputhje të ligjit kuadër, duke adresuar në aktet nënligjore përkatëse të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë të drejtën për vetë-identifikim të lirë.
- Këshilli gjithashtu përsërit nevojën për zbatimin efikas të të drejtave pronësore.
- Këshilli vëren se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat lidhur me BE është thelbësor për të avancuar në axhendën e reformave, në dobi të qytetarëve dhe për të afruar vendin më pranë BE-së.
- Këshilli përsërit se Shqipëria duhet të forcojë reformat që synojnë rritjen e konkurrencës dhe trajtimin e ekonomisë informale. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të përmirësojë më tej klimën e biznesit dhe investimeve, duke përfshirë sigurimin e zbatimit të të drejtës së pronës, duke ndjekur me forcë konsolidimin fiskal dhe forcimin e administratës tatimore.
- Këshilli inkurajon Shqipërinë që të ndërmarrë hapa për të adresuar problemet e menaxhimit të mjedisit.
- Këshilli gjithashtu mirëpret që Shqipëria të intensifikojë dialogun me vendet fqinje për të trajtuar çështje të rëndësishme dypalëshe dhe për të siguruar marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat mbeten thelbësore.
- Këshilli vë në dukje pozitivisht përpjekjet e Shqipërisë për të vendosur masa efektive që synojnë ulin kërkesat e pabazuara për azil, të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet anëtare të BE-së. Këto masa duhet të ndiqen më tej, së bashku me bashkëpunimin dhe dialogun e vazhdueshëm me vendet më të prekura, derisa të arrihen rezultatet e qëndrueshme.
- Reforma zgjedhore duhet realizuar dhe duhet zbatuar në zgjedhjet lokale të 2019-ës.
- Në mënyrë të veçantë, Këshilli thekson nevojën kritike për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes verifikimit dhe për të dhënë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe duke thelluar momentin aktual të reformës. Kjo përfshin: – avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore, siç parashihet me reformën kushtetuese; – finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës; – forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë.
LSI kërkon pakt kombëtar për integrimin, Luan Rama: Duhet të dorëhiqet kryeministri anti-integrim
Qeveria kritikohet për mosçeljen negociatave, Erjon Braçe reagon i tensionuar: Duhet ta qepni!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38