Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sreçko Mihajlloviç
Pluralizmi politik i reduktuar në pluralizëm partish te ne përbën një formë të liberalizimit të gënjeshtërt të kapitalizmit grabitqar ballkanik.
Te ne po vepron qeverisja e gjatë e egoistëve të paaftë dhe narcizoidë që e kanë shkatërruar deri në fund Serbinë, duke bërë herë herë edhe ndonjë ndërprerje afatshkurtër që ofronte shpresën e ndalimit të rrënimit dhe lëvizjes për më mirë. Në fakt nuk ka ndonjëfarë dallimesh mes politikave, domethënë sistemeve politike, pluraliste, partiake, që kanë shkatërruar Serbinë dhe këtë shoqëri në këto dhjetë, njëzet, tridhjetë, madje edhe dyzet vite.
Për një vlerësim të tillë mjafton të numërojmë mungesën e rezultateve të cilitdo pushteti partiak në këto tre-katër dhjetëvjeçarë. Por fakti mbi faktet që vërteton vlerësimin e mësipërm është numri i të vrarëve dhe të rënëve në luftërat e viteve nëntëdhjetë dhe rezultatet e munguara të zhdukjes së pasojave dhe ato të pajtimit të palëve në konflikt.
Puna është se çfarëdo shumatori të shumëpartitizmit dhe „zgjedhjeve të lira dhe të ndershme“ nuk mund të bëhet pa vënien e kësaj çështje në tërësi të asaj që na ka ndodhur këto tridhjetë vite dhe atë që po na ndodh aktualisht edhe tani.
A prodhoi sistemi shumëpartiak një pushtet cilësor i cili në tridhjetë vitet e kaluara ka bërë më të mirën për Serbinë? Kështu do të duhej të ishte, nëse funksioni bazë i partive politike do të ishte që ta merrnin dhe ekzekutonin pushtetin në përputhje me premtimet e tyre zgjedhore.
Dua të them se çështja e një jete dinjitoze të qytetarëve është e pandashme nga çfarëdo përllogaritje mbi partitokracinë tre dhjetëvjeçarëshe në Serbi. Pra, e ka kushte për një jetë dinjitoze sot në Serbi? Përveç atyre afër kreut të partisë më dominuese, rrallëkush nuk do të thotë se shumica e qytetarëve nuk është as afër asaj që quhet jetë me dinjitet.
Do të pyesin disa se çfarë lidhje ka shumëpartitizmi me jetën tonë të keqe, sepse ndoshta edhe ky nuk është shumëpartitizëm si konstruksion idealo-tipizues, por me të kanë lidhje partitë në pushtet dhe në opozitë edhe ato që ishin deri dje në pushtet ndërsa sot janë në opozitë. Nëse nuk mundën, përse atëherë hynë në valle!
Gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve, nuk ka një pushtet në Serbi të cilit mund t’i numërohen më shumë vendime të mira sesa vendime të këqija dhe katastrofale. Shumëpartitizmi nuk e kaloi provimin sepse sipas rregullit u rrokullis në njëpartitizëm dhe ky nga ai soji mëi keq.
Shumëpartitizmi vazhdoi dhe përshpejtoi rrënimin e gjithçkaje të mirë nga koha e njëpartitizmit, dhe ndërkohë pranoi, zhvilloi dhe zgjeroi gjithçka të keqe që mbartte në vetvete ky njëpartitizëm. Sikur nën vellon e pluralizmit politik mbijetoi dhe u zhvillua mbretërimi më i zi i një partie dhe një udhëheqësi (monizmi pluralist). Sepse, sipas anketimit të „Demostatit“, dy të pestat e të anketuarve shprehen dakord me pohimin sipas të cilit „më mirë ishte kur kemi patur një parti të vetme politike“.
Vështirë të numërohen rezultatet më të mëdha të qeverisjes prej tre dhjetëvjeçarësh të pluralizmit fasadë, ose më saktë, ekzistencës afatgjatë (me cikle nga 12 vite) të pluralizmit politik me një parti mbizotëruese, por gjithsesi këtu po i reduktojmë në disa fusha „të veprimit shumë të suksesshëm të tyre“.
E para: Shkatërrimi i institucioneve nën sulmet e voluntarizmit politik apo vetëdëshirës së njëshit partiak.
E dyta: Zvetënimi i embrioneve të para të kulturës politike demokratike krahas rivitalizimit të njëkohshëm dhe rinovimit të mekanizmit të zgjerimit të kulturës politike të nënshtrimit. Kulturë politike e shenjuar me triadën: nacionalizëm, autoritarizëm dhe apolitizëm më së shpeshti të bashkuar me apartitizmin. Këtu qëndron edhe rrënimi i demokracisë. Po e ilustrojmë këtë me të dhënat e anketimit të „Demostatit“: te 55% e të anketuarve kemi dominimin e antipartitizmit dhe raportit negativ ndaj demokracisë, te 14% gjejmë dominimin e raportit pozitiv si ndaj demokracisë ashtu edhe ndaj partive, ndërsa më pak se dy të tretat e të anketuarve i karakterozon raporti i turbullt ndaj demokracisë dhe ndaj partive.
E treta: Eleminimi i ndarjes së pushteteve dhe çdo kontrolli të pushtetit.
E katërta: Zhvillimi i gjithanshëm i partitokracisë në funksion të shërbimit të klasës qeverisëse: zgjatimi i partitokracisë dhe autokracisë si formë e monoteizmit ballkanik. Rinovimi i qeverisjes së një partie të vetme madje edhe më keq sesa në „kohën më të mirë të Partisë komuniste“ (Partia Urbi et Orbi). Pushteti i udhëheqësit, i kufizuar pak a shumë vetëm nga vullneti i tij dhe i lokalizuar në çështjet që ai konsideron më me rëndësi. Ndër partitë dallohen Partia Socialiste, dhe Radikal-Përparimtarët, dy partitë që kanë qenë për një kohë më të gjatë në pushtet, qofshin të vetme, qofshin në koalicione fiktive. Për „drejtimin e Serbisë“ ndajmë më vete, Sllobodan Millosheviçin dhe Aleksandër Vuçiçin, por nuk duhet të abolizojmë edhe Vojisllav Koshtunicën, Zoran Xhinxhiçin dhe Boris Tadiçin. Nuk është se shteti partiak është ëndërr dhe qëllim në vetvete i shumë partive në pushtet, por në Serbi kjo është një dukuri që zgjat njëqind e kusur vite. Partia, ndërsa është në opozitë, sulmon konceptin e partisë shtet, por kur vjen në pushtet atëherë shteti merret nën kontroll hap pas hapi, ose me rrugë „revolucionare“. Radikalët pardje, komunistët dje, socialistët në mëngjez, përparimtarët sot. Tradita është traditë.
E pesta: Patologjia politike- nacionalizmi dhe shovinizmi, neoliberalizmi ballkanik, monopoli mbi mediat, „tregtia e ndikimeve“...
E gjashta: Shkatërrimi i shoqërisë, anomija morale. 84% e të anketuarve të „Demostatit“ para dy vitesh ishin dakord me pohimin sipas të cilit „puna gjendet me lehtë nëpërmjet antarsimit në partinë në pushtet“.
E shtata: Zhvlerësimi i punës dhe i jetës së puntorëve.
E teta: Rritja dhe zgjerimi i pabarazisë shoqërore, kufizimi dhe ndalimi i lëvishmërisë shoqërore.
E nënta: Shkatërrimi i ekonomisë... dhe mossukseset në ralizimin e një zhvillimi të qëndrueshëm.
Kush është fajtor që janë zgjedhur ata që nuk i deshëm, ose ata që nuk punojnë ashtu siç kanë premtuar? Nuk e di nëse është puna te oferta zgjedhore (pra te partitë politike dhe kandidatët që ato ofrojnë për ekzekutimin e pushtetit) apo te ne që mundëm të zgjidhnim, por nuk e bëmë këtë, ose te partitë ose te ne. Kjo pyetja e dytë është disi më e gjerë: A mos është puna te ne që zgjodhëm të keqen (por tonën) apo në atë që refuzuam të zgjedhnim, sepse, për atë Zot!, nuk ka askund të mirë (gjithçka është keq e më keq), apo në atë se refuzuam të zgjedhim sepse nuk deshëm të zgjidhnim më të mirin mes më të këqijve (përzgjedhja e së keqes më të vogël), ose refuzuam zgjedhjet sepse gjithsesi nuk do të jetë më mirë për kushdo që të vijë në pushtet (gropa jonë nuk ka fund)- apo në të gjitha këto.
Si ndërrohet pushteti në të ashtuquajturin sistem shumëpartiak, ose më mirë të themi se si partitë dhe drejtuesit që e ekzekutojnë këtë pushtet në emër të pronarëve të vërtetë të pushtetit dhe pushtetit të kapitalit të përgjithshëm? Te ne ndryshimi i partive në pushtet ndodh nëpërmjet rrënimit të të mëparshmeve në sajë të veprimtarisë së „halabakëve“ nga radhët e vetë atyre, dhe pas kësaj kjo verifikohet në zgjedhje. Sikur të ishte puna për aspiratat e partisë në pushtet, ajo me të ardhur njëherë në pushtet do të qëndronte përgjithmonë. Ndërsa partitë në opozitë do të donin të vinin në pushtet por të mos bënin asgjë, dhe kjo në njëfarë mënyrë vërtetohet vazhdimisht, është pritja e një çudie dhe jo rezultat i punës, por i asaj që bie nga qielli, e nuk është as breshër dhe as shi. Për hirë të së vërtetës kemi dy përjashtime, Partia Demokratike e Xhinxhiçit në vitin 2000, dhe përparimtarët e Vuçiçit në vitin 2012.
Si populli jonë, qytetarët tanë përpiqen ta ndryshojnë pushtetin, partitë në pushtet dhe udhëheqësit e tyre? Serbia është vendi i popullit që pret? Populli, duke pritur, pret që t’i bëhet më mirë. Kur popullit që pret i vjen shpirti në majë të hundës, ata më trimat e tij dalin në rrugë dhe – shëtisin, u fryjnë bilbilave dhe u bien teneqeve. Dhe menjëherë populli (ose qytetarët) ndjehen më mirë. Shëtitja braktiset, dhe kësisoj nëpërmjet shëtitjes grumbullohen forca për pritje të gjatë.
Si është puna që partitë tona opozitare, cilado qofshin ato, përpiqen që prej 30 vitesh të ndryshojnë pushtetin, partitë në pushtet dhe udhëheqësit e tyre? Opozita te ne pret popullin. Ka ndodhur që kur populli dilte, atëherë partitë opozitare në pritje e sipër dhe liderët e tyre nuk dinin ç’të bënin me popullin që kishte dalë (Drashkoviçi në vitin 1991), ose nuk dinë se çfarë të bëjnë me vetveten (Depos, Vidovdanski sabor), ose edhe populli dhe partitë së bashku me liderët e tyre presin që punëtorët të bëjnë punën e tyre (DOS në vitin 2001), ose të çuditur- ku na doli kaq shumë popull- nuk dinë se çfarë të bëjnë me vetveten (një në pesë milionë). Përjashtim nga pritmëri të tilla janë Përparimtarët në vitin 2012, nuk pritën por punuan.
Si u rrënuan gjatë këtyre 30 viteve partitë në pushtet, disa përkohësisht dhe disa përfundimisht, disa e kryen këtë cikël, ndërsa Përparimtarët kjo tashmë i pret. Të gjithë të parët e partive tona, me të drejtë, më shumë u frikësohen konkurentëve nga radhët e tyre, sesa kundërshtarëve politikë nga partitë e tjera. Frikësohen më të drejtë sepse asnjëherë nuk i ka zëvendësuar dikush nga jashtë, por vetëm bashkëpuntorët e tyre të një dite më parë. Eshtë disi e çuditshme që nuk ua kanë frikën halabakëve nga radhët e tyre, që nuk janë të aftë për uzurpim të fuqisë partiake, por të aftë për vjedhje dhe korrupsion. Kur e teprojnë në këtë rrugë, atëherë vjen puna deri të sytë e popullit, dhe këtij populli i vjen diçka nga pjesa e poshtme e trupit në drejtim të pjesës së sipërme dhe kësisoj partia ia fillon të hajë vetveten, dhe këtu halabakët e saj hanë më shumë dhe e teprojnë... Më vinë në mendje me radhë: socialistët, rinovuesit (lëvizja serbe për rinovim e Vuk Drashkoviçit. Shën. i përkth), bishtat e DOS-it, Demokratët e tani Përparimtarët.
*Autori Sreçko Mihajlloviç është sociolog dhe analisti kryesor i portalit investigativ „Demostat“.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38