Flash News

KRYESORE

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë do takohen në shtator, marrëveshjet që do miratohen

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë do takohen në

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do takohen në javën e tretë të shtatorit, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje të radhës, mësohet se disa nga marrëveshjet janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, , Albulena Balaj-Halimaj, njëherësh edhe koordinatore për mbledhjet e dy qeverive, ka thënë se marrëveshjet do të jenë në interes të të dyja  palëve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014. Mbledhja e parë u mbaj në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, dhe Edi Rama e cilësuan takimin si historik.

Të fundit