Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qilima dhe mindere të stilit turk, Rama pubikon fotot e shëtitores së liqenit të Shkodrës
I ngjan një shtëpie me motive tradicionale turke, ose të paktën këtë ka ndërmend kryeministri Edi Rama si model për shëtitoren buzë liqenit të Shkodrës, nga Shiroka në Zogaj.
Rama ka postuar në facebook disa foto të këtij projekti që sipas tij pritet të fillojë së shpejti.
“Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj”, shkruan Rama.
Në foto paraqitet shëtitorja e ‘thurur’ si një qilim me motive të vjetra tradicionale të stilit turk që përdorej dikur nëpër shtëpitë e shqiptarëve.
“Rizbulim i identitetit kulturor dhe jetesës së qendrueshme”, shkruhet tek njëra prej fotove.
Sheshpushimi është konceptuar si një dhomë pikniku me po të njëjtat motive duke e përngjasuar me dhomat e ngrënies së familjeve shqiptare dikur.