Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
“Si valët e detit është jeta, përplaset njëra te një shkëmb e humbet, e tjetra që vjen pas saj, harron të parat që shkuan”- kështu e përshkruan jetën Petro Marko; një aforizëm që sot i shkon përshtat një tjetër “vlonjati” i cili u shërben shqiptarëve si kryeministër.
Si dallgët që përplasen njëra pas tjetrës në shkëmb dhe harrojnë të parat, Rama u përplas me rolin që aq shumë kishte lakmuar qysh kur kishte vënë këmbë në politikë, dhe harroi veten.
Në fakt, nuk është thjesht një harresë, ai u përmbys; në pesë vite ai tradhëtoi të gjitha betejat që e sollën në pushtet.
Llafeshitësi më i mirë i Parlamentit tonë, u transformua në mashtruesin më të madh të politikës shqiptare.
“Marrëzia e fundit” dhe anullimi i lojrave të fatit, importi i mbetejeve, hashashi, kriminalizimi i Parlamentit, inceneratorët, 300 mijë vende pune, kthimi i emigrantëve në vend që u shndërrua në largimin e treqind e pesëdhjetë mijë të tjerëve, Partneriteti Publik Privat, e sa e sa dështime ose mashtrime të tjera; dhe sot, qershia mbi tortë, rikthimi i marrëveshjes së detit me Greqinë.
Kishte grisur rrobat, shkulur flokët, çjerrë faqet kur në 2009 qeveria Berisha sigloi marrëveshjen me shtetin fqinj, dhe jo vetëm Rama; gjama e burrave dominoi opinionbërësit, duke përcjellë një indinjatë te opinioni publik; të tillë saqë ende sot demokratëve j'ua tundin marrëveshjen si tradhëti kombëtare.
Nëntë vite më vonë, Rama kryeministër lufton një betejë politike kundër Ramës kryebashkiak të Tiranës. Kreu i Partisë Socialiste e gjen veten nga ana tjetër e transhesë, më të thinjur, më të rënduar, të përdorur, sikur ta kishim gjetur në ato pirgjet e rrobave të "gabit".
Oportunizmi shpesh herë paguan në politikë, por, jo kur krakëllitjet midis fjalës dhe veprës kanë një hendek prej të paktën 12 miljesh!
"Qirie" Rama këtë e di, por preferoi të bërtiste në haurin politik, dhe jo të qartësonte opinionin publik.
E dinte se, për fatin tonë të keq, na pëlqen apo jo, në aspiratën tonë europiane Greqia luan rolin e Karontit. Varkëtari që, sipas mitologjisë, kalonte shpirtrat e të vdekurve nëpërmjet lumit të skëterrës, Akeron, dhe i zbriste në Had, në këmbim të një monedhe. Shteti i andejshëm, dhe "cerberi" Kotzias, lypin pagesën e tyre për të na "çuar" në në Bruksel nëpërmjet lumit të krahinës çame, pikërisht Akeronit.
Një lumë nga i cili, pas 25 vitesh, kaloi edhe Maqedonia; ose ‘Republika Maqedonia e epërme’, sikurse është edhe emërtimi që pranoi Greqia për t'i hapur rrugën proceseve integruese për vendin fqinj.
Rasti i mësipërm tregon se beteja diplomatike me grekët nuk është vetëm e jona, dhe mbi të gjitha nuk është një nga ato beteja që mund të fitohet; është një përplasje në të cilën ne duhet të limitojmë humbjet, dhe këtu fillojnë problemet tona.
Rama është në një moment të vështirë politik. Hapja e negociatave është e vetmja gjë që mund t'i zgjidhë "hallet" e tij, pra mbijetesën si Kryeminstër. Për këtë arsye është i gatshëm të lëshojë gjithçka, dhe grekët këtë e dinë.
Nisur nga kjo premisë, Kryeministri e vendos Shqipërinë në një pozicion negociimi jo të favorshëm. Pasi do të cedojë jo vetëm mbi detin, por edhe varrosjen e Çështjes Çame, ç'varrosjen e ushtarëve grekë, varrezat e tyre, por edhe mbi shumë pika të tjera të cilat nuk janë bërë ende publike; një triumf i vërtetë i helenizmit.
Përmbysja që Rama kryeministër i bëri Ramës opozitar; mungesa e transparencës nga pala shqiptare në këtë proces, dhe 'makutëria' e palës greke, e bëjnë atë personin më të papërshtatshëm për të negociuar çështjet jetike që lidhen me interesin kombëtar. Sidomos kur Kotzias flet dhe Rama hesht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38