Flash News

KRYESORE

“Qoftë ky një vit ters e plot telashe për ty”. Mallkimi i Ralf Gjonit për Parlamentin tre muaj më parë

Ralf Gjoni është një ndër deputetët që pranoi të bëhej pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga deputetët e LSI-së. Gjoni ka argumentuar se vendimi i tij i shërben stabilitetit të vendit, mirëpo dy muaj më parë ai mendonte ndryshe për këtë parlament.

Në një status në ‘Facebook’, me datë 20 Dhjetor 2018, Gjoni përmes një gjuhe plot mllef shkruante tekstualisht: ”I dashur Parlament, mos e gëzofsh 2019! Qoftë ky një vit ters e plot telashe për ty”.

Gjoni u betua dje ne parlament, ku ne nje prononcim per gazetaret sqaroi se nuk do t'i beje 'fresk' qeverise. “Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”, nenvizoi ai.

Të fundit