Flash News

KRYESORE

Qosja akuzon LDK-në se është fajtore për moskrijimin e qeverisë në Kosovë

Qosja akuzon LDK-në se është fajtore për moskrijimin e

Akademik Rexhep Qosja mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës është fajtore për moskrijimin qeverisë ën vend. Sipas tij, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe persona të tjerë jashtë kësaj partie po tentojnë që të pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit.

“Fajtorin e moskrijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dhe, të atyre të tjerëve jashtë LDK-së, që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën, që moçalishten shtetërore të Kosovës të vërshuar prej korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, padrejtësive, përpjekjeve për të gjetur shpëtim në botë rinia e saj, despotizmit primitiv don ta shërojë e ta bëjë shtet të shëndoshë, modern, demokratik, të denjë për të jetuar i lirë e i denjë në të”, shkroi Qosja në Facebook.

Sipas tij, nuk është e drejtë që partia që doli e dyta në zgjedhje, LDK-ja, të kërkojë që të jetë jo e barabartë, por e privilegjuar në institucionet që do të krijohen.

“Përpos pesë ministrive sa do të ketë edhe partia e parë që i ka fituar zgjedhjet, VV, dhe postit të kryetari të Kuvendit, kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kosovës! Është kjo një çudi e çudirave! Je parti e dytë, d.m.th. parti që s’i ke fituar zgjedhjet për ta krijuar qeverinë e kërkon të jesh në institucionet shtetërore parti me dy postet më të larta, me postin e kryetarit të Kuvendit dhe me postin e kryetarit të shtetit! Ku ndodh kjo?!”, pyeti ai.

Të fundit