Qosja: Jam i paqartë për Shengenin ballkanik, Rama dhe Kurti të bashkëpunojnë

Akademiku Rexhep Qosja mendon se projekti i Shengenit Ballkanik duhet që të sqarohet me detaje, pasi ai dhe shumë të tjerë janë të paqartë.

Gjithashtu këshilloi kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një numër i atyre që po diskutojnë për mini-Shengenin nuk po e kuptoj. Por çfarë është ai, çfarë premton? Cilat janë të mirat edhe pengesat nuk e di numri më i madh. Mini-Shengen apo Shengen unë di një gjë, se janë disa vende të Ballkanit Perëndimor. Tashmë Ballkani do të bëhet pjesë e BE.

Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që se ka thënë asnjë politikan tjetër. Ai ato që ka thënë si mohon kurrë. Unë do dëshiroja që dy politikanët Albin Kurti dhe Edi Rama, të kenë më shumë bashkëpunim të dëshmuar. Sepse bashkëpunimi i tyre do jetë në të mirën e të gjithë shqiptarëve, në të mirën e Shqipërisë, dhe Kosovës së bashkuar”, tha Qosja.