All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Qosja i Zanit, Qosja i Habilajve

Qosja i Zanit, Qosja i Habilajve
All - Paragraf - 1

Alfred Lela

All - Paragraf - 3

Rexhep Qosja e çeli janarin  e Shqipërisë me një 'dhuratë' të çuditshme. Një antidhuratë. Akademiku nga Kosova, i njohur në Shqipëri kryesisht për një polemikë të stërzgjatur me shkrimtarin Ismail Kadare mbi identitetin europian të shqiptarëve, ia behu sërish në Tiranë me një kumt.

Në një intervistë dhënë Gazeta Shqiptare, Qosja tha mendimin e vet edhe për 'çëshjen Tahiri' duke ngulmuar se ish-ministri i Brendshëm është nën sulm akuzash të trilluara. Akademiku u kërkoi krerëve të opozitës në Tiranë, Basha e Kryemadhi që 'të mbyllnin gojën'. Një burri të vjetër si z. Qosja, që ka jetuar nën represionin e regjimit serb në Kosovë, dhe ka përvojën e shumë viteve dhe ndriçimin e shumë leximeve, më së pari nuk i shkon që t'i kërkojë opozitës së një vendi, i cili në gjuhë dhe në gjak është edhe i tiji, që të heshtë dhe të rreshtohet me pushtetin.

Ai mund ta bëjë, por ky fakt shquan dy gjëra: mangësi karakteriale ose një infrastrukturë të jashtme që e inxhinjeron njeriun si konstrukt social. Që do të thotë Qosja mendon në terma të tillë, ngaqë është rritur nën represion, i shtypur në të dy anët nga morsat e titizimit dhe enverizmit. I rritur dhe edukuar në autokraci apo diktaturë, ai edhe pse mund të mos pajtohet me to, mendon në termat e tyre, pra jo si individ i lirë.

Individi i rritur në liri, pra një perëndimor ta zëmë, i sheh dhe i gjen përgjegjësitë te qeveritë dhe jo te opozitat. Këtu Qosja i zbulon vetes një identitet joeuropian, pra lindor, dhe ndoshta në këtë pikë ai ka patur të drejtë në debatin me Kadarenë. Jo të gjithë shqiptarët kanë identitet europian (tezë e Qoses), dhe ndoshta këtu akademiku ka patur ndërmend edhe veten.

Rexhep Qosja ka prodhuar disa paradokse gjatë viteve të paskomunizmit në raport me zhvillimet në Shqipëri. Duke e nisur nga fundi, marrja në mbrojtje e ish-ministrit socialist, i cili është i pandehur në gjykatën publike. Nëse e arsyetojmë për pak qëndrimin e shkrimtarit, mund të thuhet se ai e bën për anshmëri politike (e ka për zemër të majtën), ose sepse është institucionalist. Edhe pse e shmang institucionin e opozitës, ai i beson gjykatave, parlamentit, e me radhë institucioneve të tjera.

Logjikën e mësipërme e rrëzon një fakt i para 20 viteve, i cili na shpalos te Qosja një intelektual anti-institucional. Në ngjarjet e vitit 1997, ai u vu në krah të Komiteteve të Shpëtimit Publik duke e quajtur Revolucion (të vonuar) Demokratik goditjen që po merrnin institucionet shqiptare. Atëherë ai i besonte një 'revolucioni' ku përziheshin celulat komuniste, opozita zyrtare, gangsterët e Jugut, oficerët në lirim të ushtrisë së Enverit, shërbimet e huaja. Një 'molotov' i anti-institucionalizmit.

Pra, kemi një Qosje në paradoks, ose të paktën në anshmëri flagrante. Megjithatë, duke cituar shkrimtarin nga Shkupi, Kim Mehmeti që foli dje për Politiko.al, mund të thuhet se Qosja është në të drejtën e tij të jetë i anshëm dhe 'ta mbrojë hajdutin e vet'. Sërish me logjikën e z. Mehmeti, ai nuk mundet ama ta përbuzë atë që zgjedh një anë tjetër. 

Rexhep Qosja është duke mbrojtur kështu 'hajdutin e vet'. Ai e ka skuqjen e kësaj vetëdijeje, dhe kjo e shpjegon nxitimin për të etiketuar si hajdutë ata që 'trillojnë për Saimirin e tij'.

Qosja harron se duke mbrojtur Tahirin, mbështet edhe Habilajt, mbyll një sy edhe për industrinë e kanabisit e cila e ka paralizuar ekonominë kombëtare. Ekonomia infromale e kanabisit është si informaliteti finaciar i piramidave të 1997.

Qosja, me sa duket, në Piramidë shquan vetëm Keopsin kundërshtar. Berishën, por jo Ramën.   

Kështu ndodh që, në muzg të jetës, një intelektual si Rexhep Qosja bëhet komisari politik i gangsterëve. Njëherë, në 97-tën, i Zani Çaushit me shokë, njëzet vjet më vonë i Habilajve me kompani.

 

 

Të fundit