Flash News

KRYESORE

QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Të dënohet autori!

QSUT dënon dhunën ndaj mjekes: Të dënohet autori!

Drejtoria e QSUT ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.

Në një reagim QSUT, shkruan se "një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale".

QSUT shkruan më tej se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

"Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore", mbyll njoftimin QSUT-ja.

 

https://politiko.al/dhuna-ndaj-mjekut-reagon-ish-deputeti-akt-skandaloz-merrni-masa-per-sigurine-e-punonjesve-te-shendetesise/

Të fundit