Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"QSUT vatër e nxehtë", Spahia apel Manastirliut: Duhet këputur zinxhiri i infeksionit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka theksuar se duhen marrë masa konkrete për ndaljen e përhapjes e koronavirusit në QSUT. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se me 7 shërbime të infektuara, QSUT është kthyer në një vatër të nxehtë infeksioni. Sipas ish-deputetit demokrat përgjegjës për këtë situatë nuk janë qytetarët, por Ministria e Shëndetësisë për keqmenaxhimin e situatës.
“Reagoni zonja ministre, merrni masat që të këpusni zinxhirin e infeksionit në QSUT, sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike”, shkruan Spahia në mesazhin e tij drejtuar Manastirliut.
Postimi i plotë i Bardh Spahisë:
DUHET KEPUTUR ZINXHIRI I INFEKSIONIT COVID NE QSUT!
I uroj shërim të shpejtë kolegut hematolog që po lufton me Covid-19 në spitalin infektiv. U shpreh solidaritetin të gjithë anëtarëve të personelit shëndetësor, që punon në kushte pasigurie nga infektimi me virusin Korona. Nëse kolegët duhet të rrisin vëmendjen në të përditshmen e tyre, ministrja e shëndetësisë duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre për testime, sepse ka shumë denoncime nga kolegë si në strukturat publike, edhe ato private që nuk u vihet veshi. Bërja e tamponëve si qokë është skandaloze dhe kriminale, sepse injorimi i personave të infektuar, ndihmon në përhapjen e virusit. Nuk mund të kursehen tamponët për ata që kanë nevojë!!! Është kriminale se si akoma sot, 4 muaj mbas fillimit te emergjences është zero investimi për rritjen e kapaciteteve testuese, asnjë investim për një laborator të ri, asnjë investim për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të testeve, asnjë investim për garantimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët apo sigurimin e maskave të mjaftueshme për qytetarët shqiptarë.
Me 7 shërbime të infektuara, QSUT është kthyer në një vatër të nxehtë përhapje të virusit dhe përgjegjës nuk janë qytetarët, por vetë ministria e shëndetësisë që po menaxhon këtë situatë! Reagoni zonja ministre, merrni masat që të këpusni zinxhirin e infeksionit në QSUT, sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike!!!