Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
I quan shqiptarët 'shitës akulloresh' gjatë ndeshjes Dinamo-Skënderbeu. Gazetari kërkon falje: Luftuat për lirinë e Kroacisë
Një koment i një gazetari kroat gjatë transmetimit të ndeshjes Dinamo Zagreb - Skëndërbeu ka zemëruar shumë shqiptarë. Gjatë transmetimit të ndeshjes në rrjetin publik kroat HRT, Stjepan Balog tha se ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët si shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga shqiptarët që e ndiqnin ndeshjen në atë stacion dhe si reagim gazetari ka marrë shumë mesazhe.
Komentatori i televizionit kombëtar kroat, ka dërguar një email në adresën e klubit të Skënderbeut ku ka kërkuar falje. Ai, bashkë me ndjesën, thotë se e di se shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë dhe e çmon këtë gjë.
"Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim në gjithë median shqiptare", shkruan gazetari kroat.