Flash News

KRYESORE

Qumësht në darkë për një gjumë të qetë

Qumësht në darkë për një gjumë të qetë

Qumështi ka vlera të shumta ushqimore madje luan edhe rol për një gjumë të mirë.  Qumështi është i përbërë nga një aminoacid, triptofan, i cili shton seratoninën në trup. Seratonina ndihmon në gjendjen e gjumit.

Që tryptofani të jetë efektiv për të sjellë gjendjen e gjumit, duhet të shoqërohet me ushqime me pak proteina dhe me shumë karbohidrate, shkruan class.

Po qumështi me kanellë?

Që nga viti 2011, nuk ka asnjë provë shkencore që kanella ndihmon për të sjellë gjendjen e gjumit. Aroma e kanellës klinikisht është vërtetuar se rrit vigjilencën dhe ul tensionin, sidomos tek njerëzit që ngasin makinën, sipas një studimi të vitit 2009 në "North American Journal of Psychology.

I njëjti studimi rekomandon se kanella qetëson më tepër kur nuhatet sesa kur shijohet. Madje është mirë që ta shmangni qumështin me kanellë para se të flini, sepse në vend që t’ju vijë gjumi, do të ketë efekt të kundërt duke ju bërë më vigjilent.

Të fundit