Flash News

KRYESORE

Quo vadis Kokëdhima?

Quo vadis Kokëdhima?

Koço Kokëdhima, drejtuesi i Lëvizjes për reformimin e PS-së, e prezantuar më 19 janar, ka nisur një 'marshim' nëpër Shqipëri. Biznesmeni, botuesi dhe politikani i majtw ka nisur një betejë kundër “establishmentit” socialist.

Në takimet me mbështetësit e “Zgjidhja”, Kokëdhima kritikon mënyrën sesi po drejtohet vendi dhe Partia Socialiste. Ai akuzon se po hiqen socialistët nga puna dhe se po promovohen njerëz jo profesionistë nga Qeveria Rama. “Rama u bë Kryeministër me votat e këtyre njerëzve që sot po i shkel me këmbë”, thotw botuesi i Shekullit.

Dje, gjatë një takimi në Shkodër, ka folur dhe për situatën në koalicionin e majtë.

“Çdo njeri që ka dy fije mend në kokë e kupton se çfarë do të ndodhë në javët e ardhëshme. Opozita nuk do dalë nga çadra e saj. Zgjedhje pa opozitën nuk bëhen. Edhe LSI nuk nuk mundet të shkojë në zgjedhje pa opozitën, sepse nuk do guxonte të merrte përsipër përgjegjësinë që vendi të hynte në destabilizim e në një spirale të re dhune e konfliktesh.  Me shumë gjasa qeveria do të tërhiqet në momentin e fundit dhe do plotësojë kërkesat e opozitës. Reforma zgjedhore do të miratohet. Zgjedhjet do të shtyhen. Ato do të realizohen në vjeshtë”, tha Kokëdhima.

U bënë tanimë dy muaj nga nisja e Lëvizjes, dhe përtej disa deklaratave anatemuese,  korenti i Kokëdhimës nuk po prodhon ndonjë dridhje brenda lidershipit të PS-së. Ku po shkon Kokëdhima?

Të fundit