Flash News

KRYESORE

“Qytetarë, refuzojeni pagesën e Rrugës se Kombit se është vjedhje!”

“Qytetarë, refuzojeni pagesën e Rrugës se Kombit se

Pak ditë para se të rinisë pagesa e kalimit në Rrugën e Kombit më 17 shtator, deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili bën thirrje qytetarëve që të mos e paguajnë taksën e vendosur nga shteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili apelon qytetarët, sidomos banorët e Kukësit që të mos e paguajnë tarifën e Rrugës së Kombit, pasi sipas tij është vjedhje.

Statusi:  

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek, ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.

Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit, qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.

Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze, ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t'ju rrjepe leket qytetareve te varfer.

Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.

Të fundit